Në fshatin Kizhnarekë, sot fillon zgjedhja e përfaqësuesit e tyre dhe këshillit lokal
Sot, fillon procesi i zgjedhjes së administratorëve të vendbanimeve dhe lokaliteteve si dhe këshilli i fshatrave. Në ora 18:30 në shkollën e fshatit Kizhnarekë “Fehmi dhe Islam Kastrati” do të mbahet zgjedhja e administratorit (kryetarit të fshatit) dhe këshillit lokal, ndaj ftoj të gjithë banorët e fshatit të marrin pjesë për zgjedhjen e përfaqësuesit të tyre.
Pas miratimit të Rregullores për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatra, vendbanime dhe lagjes urbane, me vendim të Kuvendit është caktuar edhe komisioni për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane për të zgjedhur administratorët dhe anëtarët e këshillave lokale.
Anëtarët e Komisionit;
Arben Shala, nga ekzekutivi (nënkryetar i Komunës)
Shqipe H oxha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile
Fatmir Baliu, anëtar nga Kuvendi i Komunës
Hamit Haxhiu, anëtar nga Kuvendi i Komunës
Egzona Tërdevci, anëtare nga Kuvendi i Komunës
Beqir Kiqina, anëtar nga Kuvendi i Komunës
Dhe një përfaqësues i fshatit ku mbahen zgjedhjet.
Referojuni agjendës së takimeve të bashkëngjitur këtij njoftimi.
Ju ftojmë që të jeni pjesë e zgjedhjeve për vendbanimin tuaj.