Në fshatin Nekoc, sot do të mbahen zgjedhjet për administrator dhe këshillin lokal
Sot, në ora 18:30 në shkollën fillore të mesme të ulët “Bajram Curri” në fshatin Nekoc, do të mbahen zgjedhjet për administrator (kryetar) të fshatit si dhe zgjedhjen e këshillit lokal.
Komuna e Drenasit, fton të gjithë banorët e fshatit Nekoc të marrin pjesë për zgjedhjen e përfaqësuesit e tyre. Në këtë takim do të jenë anëtarët e komisionit për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane për të zgjedhur administratorët dhe anëtarët e këshillave lokale; nga ekzekutivi, Arben Shala, nënkryetar i Komunës, Shqipe Hoxha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile, Fatmir Baliu, Hamit Haxhiu, Egzona Tërdevci dhe Beqir Kiqina, anëtarë nga Kuvendi i Komunës, si dhe një përfaqësues fshatit ku mbahen zgjedhjet.
Referojuni agjendës së takimeve të bashkëngjitur këtij njoftimi.
Ju ftojmë që të jeni pjesë e zgjedhjeve për vendbanimin tuaj.