Sot, në ora 18:30 në shkollën fillore të mesme të ulët “Shaban Polluzha” në fshatin Polluzhë, do të mbahen zgjedhjet për administrator (kryetar) të fshatit si dhe zgjedhjen e këshillit lokal.

Komuna e Drenasit, fton të gjithë banorët e fshatit Polluzhë të marrin pjesë për zgjedhjen e përfaqësuesit e tyre. Në këtë takim do të jenë anëtarët e komisionit për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane për të zgjedhur administratorët dhe anëtarët e këshillave lokale; nga ekzekutivi, Arben Shala, nënkryetar i Komunës, Shqipe Hoxha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile, Fatmir Baliu, Hamit Haxhiu, Egzona Tërdevci dhe Beqir Kiqina anëtarë nga Kuvendi i Komunës, si dhe një përfaqësues i fshatit ku mbahen zgjedhjet poashtu.

Referojuni agjendës së takimeve të bashkëngjitur këtij njoftimi.

Ju ftojmë që të jeni pjesë e zgjedhjeve për vendbanimin tuaj.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.