Përfaqësues institucional e politik si, kryetari i komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, ai i komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, kryetari i AAK-së, z. Ramush Harainaj, ish-bashkëluftëtarë të heroit si, Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, përfaqësues të shoqatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë, e qytetarë të shumtë morën pjesë në këtë manifestim i përcjellë me një program të pasur kulturoro artistik.

Kryetari i komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, në një fjalë rasti ndër tjerash tha:

Të dashur familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

I nderuar kryetar i AAK-së z. Ramush Haradinaj,

I nderur kryetar i komunës së Suharekës z.Bali Muharremi,

I nderuar Gjeneral Hazrolli,

I nderuar nënkryetar Shala,

Të nderuar pjesëtarë të familjes Kiqina,

Zonja e zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,

Janë 25 vjet prej ditës kur heroikisht ra në fushën e nderit, heroi i kombit, Milazim Kiqina. Sot, me nderim, e përkujtojmë rënien e tij heroike, me këtë Akademi përkujtimore, për të theksuar e ritheksuar se vlera më e madhe e kombit tonë, janë atdhetarët që sakrifikohen për fatet e kombit e shtetit.

Unë e kam të pamundur të flas më shumë e më mirë se sa ka folur nëpërmjet librit “Simbol Çlirimtari” – kushtuar Heroit Milazim Kiqina, autori Beqir Kiqina.

Në këtë libër, gjithëpërfshirës është paraqitur jeta dhe vepra e dëshmorit dhe bashkëluftëtarëve të tij që nga fillimi i luftës deri në momentet kur fitoi përjetësinë, në Suharekë.

Si pjesëtar i UÇK-së i radhëve të para, shumë pjesëtar të familjes së nderuar Kiqina u rreshtuan në njësite të UÇK-së në Drenicë, ndërsa Milazimi u rreshtua në Brigadën 123, në Zonën Operative të Pashtrikut, në Gardën e kësaj Brigade, duke u shquar për trimëri, guxim e ndershmëri të ushtarit e komandantit të disiplinuar, atdhetar e shembull i çlirimtarit të devotshëm.

Fillimi i vitit 1998, për atdhetarët kishte arritur ora e së vërtetës për çlirim. Atë orë të së vërtetës dhe të historisë, e sollën një shekull përpjekjesh, të nxitura nga qëndresa, nga krenaria kombëtare dhe domosdoja e çlirimit nga okupatori serb.

Ajo orë historie për të cilën kishin punuar një shekull, breza të tërë atdhetarësh, po trokiste në zemrat e patriotëve, duke kryer sulme të vogla për fillim, për të arritur te Epopeja e UÇK-së në Prekazin heroik dhe Komandanti legjendar Adem Jashari.

Sot ne me krenari kujtojmë Milazimin dëshmor, duke u përkul para jetës dhe veprës së tij heroike, me zotimin se idealet e tij dhe shokëve të tij, do t’i realizojmë me punë të ndershme, duke e fuqizuar Republikën e Kosovës, duke ngritur mirëqenien për qytetarët tanë dhe duke zbatuar barazinë para ligjit.

Ne do të bëjmë gjithçka që jeta dhe vepra e dëshmorëve tanë, të mbetet e paharrueshme, sepse, ata janë vetë liria, ata janë trashëgimia jonë më e pasur dhe më me vlerë që do të mbetet për gjenerata.

Drenica dhe Kosova, do të ecë përpara, duke qenë krenare me dëshmorët dhe martirët e saj, të cilët dolën në ballë të luftës për çlirim. Ne nuk kemi marrë leje për rezistencë dhe luftë të armatosur, sepse, ne ishim të gatshëm për flijim, deri në çlirimin e Kosovës tonë.

Familje e nderuar Kiqina, të jeni krenar për jetën dhe veprën e dëshmorit Milazim Kiqina.

Neve na mbetet të nderojmë e përkulemi para sakrificës së tij dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, duke mos harruar kurrë kontributin e çdo familje e çdo kontribuuesi për liri gjatë një shekulli, deri në çlirimin e Kosovës.

E paharruar është vepra e dëshmorit Milazim Kiqina!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Fjalë rasti pati edhe kryetari i komunës se Suharekës, z. Bali Muharremaj, ai i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, përfaqësues i OVL UCK-së në Drenas, bashkëluftëtari i tij, z. Fatmir Kiqina, ish shoku i tij i klasës, njëherësh drejtor shkolle në shkollën e fshatit të heroit, z. Misin Leku, dhe përfaqësuesi i familjes së heroit, z. Beqir Kiqina, i cili i përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për përkrahjen që ja japin familjeve të dëshmorëve dhe ndau disa kujtime për heroin e ndjerë.

Lavdi heroit Milazim Kiqina!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.