Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala së bashku me bashkëpuntorë kanë pritur në takim nënkryetarën e Komunës së Prishtinës Donjeta Sahatçiu.

Në këtë takim u bisedua në kuadër të iniciativës institucionale të avokimit për sa më shumë vajza e gra të aftësuara dhe angazhuara në teknologji.

Pas këtij takimi, u zhvillua një event edhe në ambientet e hapësirës publike në shfrytëzim për zhvillim të rinisë Flutura Academy, me qëllim të vetëdijesimit dhe motivimit të vajzave dhe nxënësve tona në fushën e TIK-ut me temën “Women in STEM” me folëse Vildane Kelmendi dhe Zana Tabaku.

Flutura Academy si qendër për aftësim profesional luan një rol shumë të rëndësishëm në mundësitë që i ofron, në këtë rast për vajzat në industrinë e TIK-ut, aq më shumë kur të gjitha trajnimet janë pa pagesë.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.