Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka bërë përpjekje të mëdha për të rregulluar vendndaljet e autobusëve për të siguruar shërbim sa më cilësor për qytetarët tanë.

Megjithatë, është për keqardhje që konstatuam se disa qytetarë të pa përgjegjshëm po i dëmtojnë ato. Kujdesi dhe përkujdesja jonë ndaj mjedisit dhe pasurive publike është përgjegjësia jonë e përbashkët.

Andaj, lus që, të gjithë të bashkëveprojmë për të mirëmbajtur dhe ruajtur këto ambiente publike, duke shmangur dëmtimet eventuale dhe duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për të gjithë.

Le të jemi pjesë e një komuniteti që kujdeset për pasuritë e përbashkëta dhe njëri-tjetrin.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

“