NJOFTIM PËR DEBAT PUBLIK
Komuna e Gllogocit fton qytetarët, sektorin publik dhe privat, ekspertët dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në procesin e shqyrtimit publik të Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin Rregullues të Hollësishëm për Qendrën e Qytetit- Gllogoc.
Debati publik do të mbahet me datë 04 maj 2023, në ora 11:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.
Komuna e Gllogocit, ka përfunduar Raportin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Planin Rregullues të Hollësishëm për Qendrën e Qytetit- Gllogoc.
Kontributi i të gjithë të interesuarve, duke përfshirë shoqërinë civile, profesionistët dhe ekspertët e fushave relevante është i rëndësishëm dhe i nevojshëm për përfundimin e procedurave për aprovimin e raportit të VSM. Prandaj, duke pasur parasysh ndikimin mjedisor që mund të ketë Plani Rregullues i Hollësishëm për Qendrën e Qytetit, inkurajohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në debat, dhe të kontribuojmë në ngritjen e kualitetit dhe masave për mbrojtjen e mjedisit.
Raportin e VSM-së mund ta gjeni dhe ta shkarkoni në ueb faqen e Komunës së Gllogocit http://77.83.123.134:100/…/VSM-PRrH-Qendra-e-qytetit… ,ndërsa komentet e juaja mund ti dërgoni në adresën elektronike komuna.drenas@rks-gov.net. ✍️
Ju mirëpresim!
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.