Njoftim për debat publik për krijimin e Parkut Industrial 2 në Drenas
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, organizon debat publik, ku përmes kësaj njoftohen banorët e Komunës së Drenasit, përfshirë fshatin Sankoc dhe fshatrave për rreth, se me datë 20.11.2023 ditë e hënë, duke filluar nga ora 10:00 do të organizohet debati publik.
Debati publik do të zhvillohet me banorët e Komunës së Drenasit, me biznese, grupe të interesit e tij dhe ka për qëllim të diskutimit për krijimin e “Parkut Industrial 2” në Drenas.
Detajet e njoftimit për debat publik i gjeni në foto.
Ju mirëpresim!