Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-230 për Vlerësimin Strategjik Mjedisor, lëshon këtë:

 

NJOFTIM PUBLIK

 

Lidhur me organizimin e konsultimit publik për draft Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për krijimin e Parkut Industrial 2 Drenas

 

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 20.03.2024 deri më 20.04.2024, derisa takimi me qytetaret mbahet ma datë 10 prill 2024 në sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit, duke filluar nga ora 10:00. Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 20.04.2024, në orën 16:00, në emailat e zyrtarëve: faton.bajra@rks-gov.net dhe armend.vehape@rks-gov.net

 

 

Për më shumë detaje, për Draft Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) mund t’i vizitoni vegëzen e mëposhtme https://kiesa.rks-gov.net/desk/inc/media/29029AF3-FDF4-47D3-93B8-510D1928A393.pdf

 

Andaj, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë KIESA së bashku me Komunën e Drenasit fton të gjithë trupat konsultativ, organizatat e shoqërisë civile, publikun e gjerë, grupet e interesit, ekspertët e fushave dhe të gjithë të interesuarit e tjerë, që të marrin pjesë dhe të japin kontributin e tyre, në aspektin e sugjerimeve dhe plotësimeve të Draft-Raportit të VSM-së.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.