Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër kancerit të gjirit, si dhe në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen për parandalimin e kësaj sëmundje gjatë muajit tetor, që njihet ndryshe edhe si muaji kundër Kancerit te Gjirit , do të organizohet një ligjëratë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas me temë “Kanceri i Gjirit dhe parandalimi i tij “.

Pas kësaj do të bëhet marshi nga objekti i Komunës së Drenasit deri të sheshi ,, Fehmi Lladrovci”.

Vet organizimi i kësaj ligjërate dhe organizimi i marshit, le të shërbejë si shtytje e të gjitha grave për një kontrollë dhe diagnostifikim sa më të hershëm, në mënyrë që të kenë efektin pozitiv për shërimin e kësaj sëmundje.

Përmes kësaj ligjërate dhe ecjes nëpër qendrën e qytetit, do të arrijmë që ta përcjellim mesazhin gjithë qytetarëve të komunës së Drenasit, për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe domosdoshmërinë që kjo sëmundje të zbulohet sa më herët”.

Në këtë manifestim do të morin pjesë Kryetari i Komunës z.Ramiz Lladrovci me stafin e tij, zyrtar komunal, Grupi i Grave Asambleiste, Komiteti për Barazi Gjinore përfaqësues dhe aktiviste të OJQ-ve, gra nga fshatrat rurale.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.