NJOFTIM PËR PARKINGUN NË RRUGËN ”ADEM MULA”

 

 

Pas fillimit të implementimit të projektit ”Sinjalizimi horizontal dhe vertikal në rrugët e Komunës së Drenasit”, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, informon të gjithë qytetarët që vendosin të parkojnë mjetet e tyre në parkingun në rrugën “Adem Mula” se me datë 25.03.2024 (e hënë) do të fillojë punën për shënjimin horizontal të parkingut.

 

Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj dhe bashkëpunimin për lirimin e hapësirës së parkimit!

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.