Njoftim për zgjedhjen administratorëve të vendbanimeve dhe lokaliteteve
Komuna e Drenasit, pas miratimit të Rregullores për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, me vendim të Kuvendit është caktuar edhe komisioni për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane për të zgjedhur administratorët dhe anëtarët e këshillave lokale.
Zgjedhjet do të nisin nga data 27.04.2023 fillimisht në fshatin Kizhnarekë në shkollën e fshatit duke filluar nga ora 18:30, ndërsa gjithë ju të interesuar për të zgjedhur përfaqësuesin e juaj të fshatit dhe lagjes, referojuni agjendës së takimeve të bashkëngjitur këtij njoftimi.
Ju ftojmë që të jeni pjesë e zgjedhjeve për vendbanimin tuaj.