Komuna e Drenasit, përmes komisionit për plotësim ndryshimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba, duke u bazuar në Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), 01 Nr.110-6904 dhe Nenit 6 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, Komuna e Drenasit/Gllogocit lëshon këtë:

 

NJOFTIM PUBLIK

 

Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për plotësim ndryshimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba

 

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 28.09.2023 deri më datën 09.10.2023, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me datën 10.10.2023 në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 10:00.

 

Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri më datën 09.10.2023 në ora 16:00 ne këto adresa; violeta.baleci@rks-gov.net dhe komuna.drenas@rks-gov.net

 

Për më shumë detaje për plotësim ndryshimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba,  mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme ku është publikuar ky draft dokument;

 

Ueb faqja zyrtare e Komunës në rubrikën Konsultimet Publike, ne këtë link:

http://77.83.123.134:100/dpn-drenas/category/konsultimet-publike-al/

 

Platforma për Konsultime Publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/consultationsList.php

 

Rrjetin social të Facebook:

https://www.facebook.com/komunadrenas

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.