Duke u bazuar në Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), 01 Nr.110-6904, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësit, Rregulloren Komunale për Transparencë dhe Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Komiteti për Politikë dhe Financa, lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Njoftohen qytetarët e Komunës së Drenasit, administrator të vendbanimeve, përfaqësues të lagjeve, të OJQ-ve, të rinj, biznese, fermer, student dhe gjithë të interesuarit që të marrin pjesë dëgjimin buxhetor për projekt buxhetin e Komunës së Drenasit për vitin 2024 dhe parashikimin për vitet 2025-2026.
Dëgjimi buxhetor mbahet me datë 15.09.2023 (e premte) duke filluar nga ora 11:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës.
Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri më datën 14.09.2023 në ora 16:00 ne këto adresa; milaim.hajdari@rks-gov.net , bekim.dobra@rks-gov.net dhe komuna.drenas@rks-gov.net
Për më shumë detaje për Draft-Buxhetin e Komunës së Drenasit për vitin 2024 dhe projeksionet për vitin 2025-2026, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme ku është publikuar ky draft dokument;
Ueb faqja zyrtare e Komunës në rubrikën Konsultimet Publike, ne këtë link:
http://77.83.123.134:100/dpn-drenas/category/degjime-buxhetore/ , http://77.83.123.134:100/…/2023/07/Ligjshmeria-e-KAB-it.pdf
Platforma për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/consultationsList.php
Rrjetin social të Facebook:
https://www.facebook.com/komunadrenas 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.