Nuk ka ende të infektuar me koronavirus në Drenas
Në media është raportuar se një person i dyshuar është dërguar për në QKUK në Prishtinë si i dyshuar me koronavirus, ndaj ftojmë të gjithë qytetarët të mos krijojnë panik, sepse nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19 në Drenas.
Ftojmë mediat dhe qytetarët, të mos krijojnë panik pa nevojë dhe pa burime të konfirmuara.
Kujdes Po, panik JO!