Një hap tepër i rëndësishëm për shëndetin e të çmueshmeve, vajzave tona, ka nisur sot në Komunën e Drenasit.

Në mëngjesin e sotëm, nxënëset e moshës 11 vjeçare, të SHFMU “Rasim Kiçina” në Drenas, u vaksinuan me vaksinën Human Papilloma Virus (HPV).

 

Vaksina HPV ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e vajzave, duke ofruar një mbrojtje efektive kundër kancerit të qafës së mitrës; një sëmundje që po shfaq një rritje shqetësuese në numrin e rasteve.

 

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lumnije Krapi bashkë me stafin e QKMF-së në Drenas, vizituan shkollën në fjalë, ku edhe filloi vaksinimi.

 

“Fillimi i vaksinimit në moshën 11 vjeçare për vajzat, është zgjedhur për shkak të efektivitetit të saj të lartë në këtë fazë, duke mbrojtur deri në 99% të grave nga ky rrezik në të ardhmen. Ky lajm pozitiv për vaksinimin është i rëndësishëm për të gjitha vajzat, duke ofruar mbrojtje të duhur për t’i parandaluar këto sëmundje”, deklaroi drejtoresha Krapi.

 

Vaksinimi me vaksinën HPV do të bëhet në të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.