Më rastin e 25 vjetorit të rënies së heroit të kombit Ilaz Kodra, 42 dëshmorëve dhe mbi 280 martirëve, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me stafin e tij, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deputet të Kuvendit të Kosovës, familjar të dëshmorëve e martirëve, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së e shumë qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta pranë varrezave ku prehen të rënët e 30 prillit të vitit 1999.
Fillimisht, homazhe dhe vendosja e buqetave me lule, janë bërë pranë Prekaz të kulla e heroit Ilaz Kodra, pastaj homazhet kanë vazhduar në Kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Marinë, pranë lapidarit me emra të të gjithë të rënëve në këtë ditë në Vërboc. në varrezat e fshatit Vërboc, Shtuticë, Tërstenik të lagja Gashani si dhe varrezat e fshatit Gllobar.
Kryetari Lladrovci tha se në këtë ditë përkujtimi, të dhimbjes e krenarisë, kujtojmë me nderim heroin Ilaz Kodra, 42 dëshmorë e mbi 280 martirë të kombit nga Vërboci, Shtutica, Tërsteniku, Dosheci, Baksi, Gllobari dhe fshatrat përreth.
“Sot kujtojmë sakrificën e jashtëzakonshme të popullit tonë ndër shekuj, kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë. Sot këtu kujtojmë Vërbocin e Shtuticë, dy nga vendet me gjenocidin me të madh të kryer nga forcat serbe. Fatkeqësisht ende askush nuk ka dalë para bankës së të akuzuarve për planifikuesit e ekzekutuesit e këtyre vrasjeve. 30 prilli kujtohet si masakra më e madhe gjatë luftës së fundit, prandaj gjykimi duhet të jetë për vrasësit e jo për ata që luftuan në mbrojtje të këtij vendi”, ka thënë mes tjerash kryetari Lladrovci gjatë homazheve të bëra.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.