Përkujtohet dëshmori Afrim Gjoka
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtor të drejtorive komunale dhe familjarë, sot kanë bërë homazhe në kujtim e nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit, Afrim Gjoka, pranë shtatores në fshatin Tërstenik.
Kryetari Lladrovci ka vendosur edhe buqeta me lule të freskëta për të nderuar dëshmorin Afrim Gjoka.
Lavdi gjithë dëshmorëve!