Përkujtohet dëshmori Enver Kukaj
Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të rënies në altarin e lirisë, të dëshmorit, Enver Kukaj, drejtor të drejtorive komunale, shoqata të dala nga lufta, bashkëluftëtarë të dëshmorit Kukaj dhe familjar, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Tërstenik, ku prehet dëshmori Enver Kukaj.
Pranë varrit të dëshmorit Enver Kukaj, të pranishmit kanë vendosur buqeta me lule dhe kanë mbajtur një minutë nderim për jetën dhe veprën e dëshmorit Enver Kukaj.
Lavdi jetës dhe veprës se gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës.