Përkujtohet heroi Bedri Shala

 

Më rastin e shënimit të 25 vjetorit të rënies së heroit Bedri Shala, në fshatin Gjergjicë është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore shtëpi-bazë e UÇK-së, tek vendlindja e heroit. Në zbulimin e pllakës përkujtimore, ka marr pjesë nënkryetari i Komunës, Arben Shala, përfaqësues i familjes Jashari, Bekim Jashari, lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, deputet të Kuvendit, familjar e shumë qytetarë.

 

Në zbulimin e pllakës, kanë folur nënkryetari Arben  Shala, Ali Ahmeti, deputeti Ferat Shala dhe Bekim Jashari.

 

Pastaj, nga ora 12, në sheshin “Fehmi Lladrovci”, pranë shtatoret së heroit Bedri Shala janë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta. Po ashtu homazhe janë bërë edhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve ne Marinë dhe në pllakën përkujtimore në Junik.

 

Në betejën e Junikut, në gushtin e vitit 1999, përballë forcave paramilitare serbe ranë heroikisht, Bedri Shala, Bekim Berisha-Abeja, Permet Vula, Elton Zherka dhe Bashkim Leku.

 

Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.