Përkujtohet heroi Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët me rastin e 24 vjetorit të rënies së tyre
Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala së bashku me drejtor të drejtorive komunale, në 24 vjetorin e rënies së heroit Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Me këtë rast, u përkujtuan dhe nderuan 41 bashkëluftëtarët në krye me komandantin, Mujë Krasniqi, të cilët do të mbesin të pashlyer në memorien e brezave. Mujë Krasniqi dhe 41 luftëtarët e UÇK-së, ranë heroikisht 24 vite me parë, më 14 Dhjetor të vitit 1998, në një pritë nga forcat serbe, afër kufirit Kosovë-Shqipëri.
Mujë Krasniqi, i njohur si komandant Kapuçi, ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së.
Lavdi komandantit Mujë Krasniqi dhe gjithë dëshmorëve!
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.