Promovohet libri “Çështja Shqiptare Përballë Diplomacisë dhe Gjeopolitikës Rusomadhe 1856-2022” të autorit Hamz Lladrovci
Për nder të 24 vjetorit, Ditës së Çlirimit të Drenasit, në sallën e Kulturës, është bërë promovimi i librit “Çështja Shqiptare Përballë Diplomacisë dhe Gjeopolitikës Rusomadhe 1856-2022” të autorit Hamz Lladrovci.
Në promovimin e librit, merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtor të drejtorive komunale, drejtor të institucioneve arsimore, recensent të librit, familjar të autorit dhe autori i librit, Hamz Lladrovci.
Para të pranishmëve, është lexuar kumtesa e rrjedhës së politikës ruse, të Prof.dr. Eqrem Zenelaj, ndërsa po ashtu recensent para të pranishmëve kanë treguar në pika të shkurtra lidhur me librin dhe rrjedhën e politikës ruse, me ndikim të shqiptarët, fjalë rasti ka mbajtur, Prof.dr. Haxhi Ferati, Prof.dr. Muhamet Mala, Halil Kuliqi dhe autori i këtij libri, Hamz Lladrovci.



