Semedin Kiqina zgjidhet administrator i fshatit Baicë
Sot, në ambientet ShFMU “Migjeni” në Baicë janë mbajtur zgjedhjet për administraror (kryetar) të fshatit dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash është zgjedhur si përfaqësues i këtij fshati, Semedin Kiqina.
Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Baicë, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit të fshatit si dhe këshillit lokal.
Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash është zgjedhur kryesues i këshillit lokal të fshatit Baicë, Semedin Kiqina, si dhe anëtarët e këshillit lokal në përbërje nga: Fisnik Leku, Xhemë Kiqina, Nebih Xhylani, Agim Zariqi, Bashkim Elshani dhe Naim Topalli.
Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në ditët dhe javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe lloarinë zyrtare të Komunës së Drenasit, në rrjetin social Facebook.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.