Për nder të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos-i në Drenas në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, përkatësisht Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë organizuar marsh sensibilizues në rrugët e qytetit, me moton “Zgjatma dorën – edhe unë jam si Ju”.

Për të shënuar këtë ditë, Handikos dhe DSHMS, kanë organizuar edhe tryezë të rrumbullakët, ku kanë marr pjesë, drejtori i Handikos, Behxhet Binaku, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lumnije Krapi-Gjoshi, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Enkela Dema, përfaqësues të subjekteve politike, anëtar të Kuvendit, përfaqësues të OJQ-ve, shoqërisë civile dhe persona me aftësi të kufizuara. Në këtë tryezë është prezantuar edhe një video dokumentar si dhe janë diskutuar çështje të ndryshme lidhur me përkrahjen e kësaj kategorie.

Komuna e Drenasit, vazhdimisht ka përkrahur me mjete financiare Handikos-in në Drenas për zhvillimin e aktiviteteve për personat me aftësi të kufizuara si dhe do të vazhdoj të përkrah këtë organizatë edhe ne të ardhmen.

 

 

 

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.