Me rastin e Ditës ndërkombëtare të shëndetit oral, drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Drenasit, znj. Lumnije Krapi, vizitoi AMF-në, shërbimin e stomatologjisë ku ishin Dr. Sead Kastrati dhe asist. Manushaqe Prokshi për të pritur nxënësit e klasave të pesta të SHFMU “Zenel Hajdini”.

 

Nxënësit ishin të entuziazmuar për vizitën, u këshilluan për rëndësinë e mirëmbajtjes së dhëmbit, ushqimin e shëndetshëm, larjen e rregullt të dhëmbëve, si dhe për fluorizimin si masë parandaluese të nevojshme për mbrojtjen e dhëmbëve nga kariesi. Gjithashtu, u shpërndanë fletushka edukative për mirëmbajtjen e shëndetit oral.

 

Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenjen e njeriut.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.