Shfaqet mono-performanca dhe vido promovuese për turizëm

Dy projektet e financuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, të martën në Sallën e Kulturës janë promovuar para publikut, gjithmonë duke respektuar masat dhe rekomandimet e IKSHPS-së.

Mono-performanca e përgatitur nga regjisori Genc Heta, aktruar nga aktorja Donikë Zeqiri, ka paraqitur mono-perfomancën e cila fletë për një grua e cila njihet për talentin e saj si piktore, por që sfidohet nga një sëmundje e cila i paralizon pjesët e trupit, ku i pamundëson asaj të ushtroj profesionin e saj, por e cila nuk dorëzohet dhe pikturon vetën për të kujtuar bukurinë e saj para sëmundjes. Përmes kësaj performance, aktorja ka përçuar mesazhin se varësisht nga sfidat që ballafaqohemi në jetë, nuk duhet të dorëzohemi.

Ndërsa, në këtë ditë, është prezantuar edhe një video promovuese e disa hapësirave të mundshme për turizëm dhe rekreacion në Drenas, ku është përgatitur nga aktori Shkumbin Veseli.

Dy projektet e prezantuara janë financuar nga DKRS-ja.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.