Të martën shënohet 24 vjetori i rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj
Më rastin e 24 vjetorit të rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, nesër më datën 30.05.2023, kryetari i komunës, Ramiz LLadrovci me bashkëpunëtor e familjar do të bëjnë homazhe.
Në ora 10:30 do të bëhën homazhe duke vendosur buqeta me lule në shesin “Fehmi Lladrovci” pranë shtatores së heroit Rasim Kiçina, ndërsa në ora 11:00 homazhe do të bëhën në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë.
Lavdi e përjetshme për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!