Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit, Milaim Hajdari, me datë 19.05.2023 (e premte) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës, thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më dt.
13.04.2023,
- Propozim vendim për miratimin e Planit Rregullues të Hollsishëm për Qendren e Qytetit –Drenas/Gllogoc.
- Propozim vendim për kompensimin e anëtarëve të Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave,vendbanimeve dhe lagjeve urbane.
- Propozim vendim për Rialokim të mjeteve financiare në Sherbimet e Shendetsisë.
- Propozim vendim për rritjen dhe bartjen e të hyrave Vetanake.
- Të ndryshme.