Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z.Milaim Hajdari, me dt. 22.06.2023
(e enjte ) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Bordit të Komunës, thërret mbledhjen për Politikë dhe Financa
Mbledhja do të këtë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më dt. 19.05.2023.
2. Korniza afatmesme buxhetore 2024-2026, lista e projekteve kapitale 2024-2026 dhe buxhetimi i përgjegjshëm gjinor.
3. Propozim vendim për miratimin e planit rregullues të hollësishëm për qendrën e qytetit-Gllogoc.
4. Propozim vendim për financimin e projektit nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale.
5. Propozim vendim për miratimin e kërkesës, Nr.01-070/01-26071, dt.1.6.2023 për ndihmë financiare për mjekim urgjent të sëmundjes-kancer, në shumën totale prej 3,000.00 euro.
6. Propozim vendim për miratimin e kërkesës, Nr.01-070/01-28069, dt.13.6.2023 për ndihmë financiare për mjekim urgjent të sëmundjes OU Nicrophthalma, në shumën totale prej 3,000.00 euro
7. Të ndryshme.