Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Milaim Hajdari, me datë. 20.09.2023
(E Mërkurë) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i datës 24.08.2023.
2. Propozim vendimi i buxhetit të Komunës për vitin 2024 dhe parashikimi i buxhetit 2025-2026.
3. Propozim vendim për miratimin e projekt rregullores të programit komunal tre vjeçar për banim për periudhën 2023-2025 për Komunën e Gllogocit.
4. Propozim vendim për ndryshim plotësimin e rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në Komunën e Drenasit.
5. Draft propozim për ndryshim-plotësimin e rregullores për taksa tarifa, ngarkesa dhe gjoba.
6. Të ndryshme.