Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z.Milaim Hajdari, me dt: 20.12.2023 (e mërkurë ) duke filluar në ora 10:00, thërret mbledhjen e radhes të Komitetit për Politikë dhe Financa takimi do të mbahet në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i datës 10.11.2023.
- Plani i Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2024.
- Plani vjetor i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2024.
- Lista e Rreziqeve Komunale për vitin 2024.
- Propozim vendim për financim të projektit në projektin e Jehona Hoxha.
- Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Drilona Krasniqi.
- Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Sabahate Gashi.
- Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Doruntina Shehu.
- Të ndryshme.