Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të rregullores së punës të Kuvendit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Labinot Halilaj për datën 19.03.2021 ( e premte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Mbledhja do të mbahet me këtë rend dite;                                                

  1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të datës 19.02.2021.
  2. Propozim Statuti i Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” Drenas (Gllogoc)
  3. Draft-Raport i tretë periodik për zbatimin e Rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
  4. Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e katër fushave sportive në zonat kadastrave Korroticë e Poshtme,Tërstenik, Dobroshec dhe Llapushnik.
  5. Të ndryshme.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.