Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së. Mbledhja e KKSB-së do të mbahet më datën 18.12.2019 (e mërkurë), duke filluar nga ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve.

Pikat e rendit të ditës janë:

  1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur më 24.10.2019;
  2. Diskutim lidhur me ecurinë e zgjedhjeve të fundit;
  3. Diskutim lidhur me çështje të ndryshme  si rezultat  i strehimit të personave të prekur nga tërmeti në Shqipëri;

Propozim nga KLSP Komoran

  1. Diskutim lidhur me shqetësimet e qytetarëve në lidhje me qentë endacak;
  2. Diskutim lidhur me orarin e mësimit në shkolla;
  3. Të ndryshme.

Ftohen  të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje.

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.