Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari, më datë: 29.06.2023 (e enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KK i mbajtur më dt. 26.05.2023 dhe vazhdimi i mbledhjes me dt. 31.05.2023
- Korniza afatmesme buxhetore 2024-2026, lista e projekteve kapitale 2024-2026 dhe buxhetimi i përgjegjshëm gjinor.
- Propozim vendim për miratimin e planit rregullues të hollësishëm për qendrën e qytetit-Gllogoc.
- Propozim vendim për financimin e projektit nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale.
- Propozim vendim për miratimin e kërkesës, Nr.01-070/01-26071, dt.1.6.2023 për ndihmë financiare për mjekim urgjent të sëmundjes-kancer, në shumën totale prej 3,000.00 euro.
- Propozim vendim për miratimin e kërkesës, Nr.01-070/01-28069, dt.13.6.2023 për ndihmë financiare për mjekim urgjent të sëmundjes OU Nicrophthalma, në shumën totale prej 3,000.00 euro
- Të ndryshme.