Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Milaim Hajdari, më datë: 27.09.2023 (E Mërkurë ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, therret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite
- Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal i datës 31.08.2023.
- Propozim vendimi i buxhetit të Komunës për vitin 2024 dhe parashikimi i buxhetit 2025-2026.
- Raporti i Progresit për Implementimin e rekomandimeve të ZKA-së për vitin 2022.
- Propozim vendim për ndarjen e parcelave kadastrale.
- Propozim vendim për rialokim të mjeteve financaire.
- Propozim vendim për miratimin e projekt rregullores të programit komunal tre vjeçar për banim për periudhën 2023-2025 për Komunën e Gllogocit.
- Propozim vendim për ndryshim plotësimin e rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në Komunën e Drenasit
- Propozim vendim për transfer të mjeteve nga Drejtoria e Infrastruktures Publike.
- Propozim vendim për transfer të mjeteve nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale.
- Draft propozim për ndryshim-plotësimin e rregullores për taksa tarifa, ngarkesa dhe gjoba.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Drilona Krasniqit.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Vanesë Avdullahu.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Valmire Xhema Krasniqi.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Shqiprim Hykolli.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin Egzona Rrustaj.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin Kaltrina Gashi.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin Arton Hasani.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin Teuta Kuliqi.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin Ganimete Ramadani.
- Të ndryshme.