Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Milaim Hajdari, më datë: 27.12.2023 (e mërkurë ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal i datës 22.11.2023.
2. Propozim vendim për shpalljen e z. Hashim Thaqi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
3. Propozim vendim për shpalljen e z. Kadri Veseli “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
4. Propozim vendim për shpalljen e z. Jakup Krasniqi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
5. Propozim vendim për shpalljen e z. Rexhep Selimi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
6. Plani i Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2024.
7. Plani vjetor i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2024.
8. Lista e Rreziqeve Komunale për vitin 2024.
9. Propozim vendim për financim të projektit në projektin e Jehona Hoxha.
10. Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Drilona Krasniqi.
11. Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Sabahate Gashi.
12. Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Doruntina Shehu.
13. Lista me anëtaret për Komitetin Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport i propozuar nga paneli përzgjedhës nga Kuvendi Komunal Drenas.
14. Lista me anëtaret për Komitetin Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale nga paneli përzgjedhës nga Kuvendi Komunal Drenas.
15. Lista me anëtaret për Komitetin Konsultativ për Komiteti për Personat me Aftësi të Kufizuar i propozuar nga paneli përzgjedhës nga Kuvendi Komunal Drenas.
16. Propozim për ndryshim-plotësimin e rregullores për taksa tarifa, ngarkesa dhe gjoba Nr. 02-400/01-57198 të datës 22.11.2023.
17. Raporti i ekipit të Auditimit Social në Drenas.
18. Raporti i vitit 2023 për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
19. Raporti vjetor i punës për vitin 2023 i Komitetit për Komunitete dhe Kthim.
20. Raporti vjetor i punës për vitin 2023 për Komitetin Konsultativ për Barazi Gjinore.
21. Të ndryshme.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.