Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra zgjidhet kryesues i Kolegjiumit për Komunikim me Publikun

Me ftesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës, është mbajtur takimi i Kolegjiumit për Komunikim me Publikun dhe është konsoliduar struktura e re drejtuese e këtij Kolegjiumi dhe Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun në Komunën e Drenasit është zgjedhur Kryesues.

Në këtë takim, Kolegjiumi për Komunikim me Publikun të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka debatuar kërkesa dhe shqetësime të Zyrtarëve Komunal për Informim.

Gjatë debatit lidhur me ngecjet dhe sfidat në zbatimin e Udhëzimeve Administrative, janë diskutuar problemet që kanë komunat në zbatimin e Udhëzimit Administrativ për Standardet Minimale të Konsultimit me Publikun. Zyrtarët për Informim, ritheksuan se për shkak të këtij Udhëzimi edhe disa çështjeve teknike e të paqarta me Platformën për Konsultimin me Publikun në nivelin qendror, shumica e komunave po kanë probleme gjatë vlerësimit të performancës së tyre nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ata ritheksuan se për shkak të çështjeve që kanë të bëjnë në nivelin qendror e që adresojnë çështjet në nivelin lokal, po pësojnë komunat edhe në aspektin e grantit të performancës derisa komunat po përmbushin obligimet e tyre në këtë drejtim.

 

Në anën tjetër gjatë procesit të konsolidimit të strukturave të reja të këtij Kolegjiumi janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese.

Kështu Kryesues është zgjedhur z.Bekim Dobra – Komuna e Drenasit, Zëvendës-Kryesuese znj.Blerina Kastrati-Idrizi nga komuna e Mitrovicës kurse në Kryesi janë zgjedhur edhe znj.Shyhrete Topalli – Komuna e Ferizajit, z.Artan Paçarizi – Komuna e Malishevës, znj.Donika Grezda – Komuna e Gjakovës, z.Arianit Demaj – Komuna e Pejës, znj.Sama Gjergjaj – Komuna e Klinës, z.Mustafë Mehmeti – Komuna e Vitisë dhe z.Haziz Krasniqi – Komuna e Rahovecit.

 

Poashtu Zyrtarët Komunalë për Informim kanë diskutuar edhe për procesin e hartimit të Model Planit Komunalë për Transparencës, ku u kërkua që ky Kolegjium të ndihmojë Komunat në këtë drejtim përmes ndonjë punëtorie apo trajnimi.

Në këtë takim, në mënyrë unanime është vendosur që Kolegjiumi i deritashëm për Transparencë të riemërtohet Kolegjiumi për Komunikim me Publikun.

 

Kolegjiumi për Komunikim me Publikun vendosi që me një Mirënjohje Post-mortum të nderoj ish kolegun nga Vushtrria z.Blerim Zhabari në njëvjetorin e vdekjes duke vlerësuar lartë angazhimin dhe bashkëpunimin e të ndjerit Zhabari në Kolegjium dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.