Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, ka pritur në takim Robert Blease, ekspert i BE-së për mbështetje të arsimit para universitar si dhe Osman Buleshkaj, njohës i fushës së arsimit.

Drejtori Gjoka njoftoi të pranishmit për mbarëvajtjen e pilot projektit dhe njëkohësisht u zotua për shtrirjen e këtij projekti edhe në shkollat tjera të Komunës së Drenasit.
Eksperti i arsimit, zotëri Blease vlerësoi lartë profesionalizmin e ekipës vlerësuese dhe gatishmërinë e DKA-së për shtrirjen e këtij projekti edhe në shkollat tjera të Komunës së Drenasit, duke theksuar se Komuna e Drenasit është model që duhet ndjekur edhe nga komunat tjera për gatishmërinë por edhe më tepër për implementimin e projektit në fjalë.
Drejtoria e Arsimit mbetët e përkushtuar për krijimin e kushteve për mësimdhënie dhe mësimnxënie bashkëkohore.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.