Zekë Kluna 𝐫𝐢𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐞𝐭 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐨𝐫 𝐢 𝐟𝐬𝐡𝐚𝐭𝗶𝘁 Poklek i Ri dhe i Vjetër dhe Vasilevë
Dje pasdite, në ambientet ShFMU “Fazli Graiçevci” në Poklek-Vasilevë, janë mbajtur zgjedhjet për administraror (kryetar) të fshatit dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash, Zekë Kluna, u rizgjodh përfaqësues i fshatrave, Poklek i Ri dhe i Vjetër si dhe i fshatit Vasilevë.
Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Poklek i Ri, Poklek i Vjetër dhe Vasilevë, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit të fshatit si dhe këshillit lokal.
Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash, Zekë Kluna, rizgjidhet kryesues i këshillit lokal për këto fshatra, si dhe anëtarët e këshillit lokal po ashtu, në përbërje nga: Isuf Shishani e Rrahim Nebihu përfaqësues të këshillit lokal të Poklekut të Ri. Sabit Muqolli dhe Fatmir Bucolli përfaqësues të këshillit lokal për fshatin Poklek i Vjetër si dhe Jetlir Berisha e Haki Berisha përfaqësues të këshillit lokal për fshatin Vasilevë.
Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në ditët dhe javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen e Komunës, si dhe llogarinë zyrtare të Komunës së Drenasit, në rrjetin social Facebook.