R E N D P U N E
- Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
- Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
- Projekt Rregullore për taksat, ngarkesat dhe gjobat komunale
- Projekt Rregullore për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në territorin e komunës së Gjilanit nr.01.16-59035 të datës 27.06.2013
- Marrëveshja e Binjakëzimit e Komunës së Gjilanit me Beratin (Shqipëri)
- Emërtimi i QMF në Zhegër me emrin: QMF “Fazli Ramadani” Zhegër
- Bartja e mjeteve (10.000,00 €) nga Gala mbrëmja, në fondin për student
- Propozim vendimi për ndarjen e 75 bursave për student dalluar të Komunës së Gjilanit
- Propozim vendimi për krijimin e të drejtës së ndërtimit në pjesët e ngastrave kadastrale nr.3671-0 dhe 3672-0 prona komunale, ZK Gjilan.
- Propozim vendimi për themelimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronave të Komunës
- Propozim vendimi për themelimin e komisionit për vlerësimin e ankesave në procedurën e dhënies në shfrytëzim të pronës komunale
- Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për zyrat e gjendjes civile në Gjilan
- Propozim vendimi për shpalljen e interesit të ligjshëm publik për nevoja të impiantit të ujërave të zeza në fshatin Uglar
- Informatë nga Drejtoria për Urbanizëm rreth vendimit për miratimin e PRRU “Kampi Montith”
- Të ndryshme
Seanca mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, më 30.05.2019, ora 10:00.
01.Nr. 95 / 2019 __ Kryesuesja e KK Gjilan
Gjilan, më 22.05.2019 /Shpresa Kurteshi-Emini/