Duke u bazuar në nenin 17 dhe në zbatim të nenit 18 të Statutit të Komunës së Gjilanit 01. nr. 016-126211 të datës 06.11.2014, në zbatim të nenit 4 të Rregullores për Transparencë në Komunë  dhe nenit 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 05/2013 për Transparencë në Komuna, njoftohen zyrtarët, qytetarët, shoqatat, grupet e interesit dhe bartësit e  institucioneve të komunës dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, se me datën 20.09.2019 në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, do të mbahet:

DËGJIM PUBLIK PËR:

NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E RREGULLORES PËR FILLIMIN DHE MBARIMIN E ORARIT TË PUNËS TË SUBJEKTEVE AFARISTE NË TERRITORIN E KOMUNËS SË GJILANIT 01.NR.016-59035 TË DATËS 27.06.2013

Qëllimi i diskutimit publik është për të krijuar opinione pozitive për aktin në fjalë, të cilën pas zhvillimit të procedurave paraprake ligjore duke përfshirë edhe këtë dëgjim publik me qytetarë dhe pjesëmarrës tjerë, do të procedohet në Komitetin përkatës, Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin e Komunës për miratim.

Në dëgjim ftohen të marrin pjesë zyrtarët, bizneset, punëtorët, qytetarët dhe grupet e interesit (OJQ-të etj) për të shprehur mendimet e tyre në interes të përgjithshëm.

Projekt-rregulloren mund ta merreni në Zyrën Ligjore, dhe do të jenë të publikuara edhe në  web faqen e komunës:  www.rks-gov.net/gjilan

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.