Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor në institucionet publike dhe private, deri më 27 mars, si dhe ndalimin e të gjitha aktiviteteve dhe tubimeve publike me qëllim të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit, Komuna e Gjilanit ka anuluar debatin e paraparë për datë 13.03.2020.

Ky debat për draft-rregulloren komunale për kutitë e ankesave në institucionet e arsimit para universitar, ka qenë i planifikuar më herët, për ditën e premte, 13 mars 2020, por tani për tani anulohet konform vendimit dhe udhëzimeve të qeverisë së vendit.

Për hapat e mëtejmë do të njoftoheni me kohë, thuhet në njoftimin e Komunës.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.