NJOFTIM PËR TAKIM PUBLIK “ONLINE” ME QYTETARËT
Kryetari i Komunës
Datë: 9 korrik, ora: 11:00 – 12:00
Komuna e Gjilanit fton qytetarët e komunës në takimin (debatin) publik i cili do të mbahet “online” me Kryetarin e Komunës, ku do të prezantohen sukseset, të arriturat dhe sfidat e periudhës së parë të këtij viti. Pra, për shkak të situatës së pandemisë të shkaktuar nga COVID-19, ky takim publik do të mbahet “online” përmes platformës ZOOM.
Qytetarët mund të kyçen në komunikim të drejtpërdrejtë përmes ZOOM duke përdorur këtë link https://us02web.zoom.us/j/82134339711 dhe duke vendosur këtë numër identifikues (Meeting ID) në aplikacionin ZOOM: 821 3433 9711.
Për të pasur qasje në këtë platformë, qytetarët duhet ta kenë aplikacionin ZOOM në pajisjet e tyre. Në vijim janë listuar pajisjet përmes të cilave mund të kyçen në takim dhe hapat që duhet ndjekur për ta instaluar atë:
- Kompjuter, duke shkarkuar aplikacionin ZOOM përmes linkut në vijim https://zoom.us/client/latest/ZoomInstaller.exe dhe pastaj aplikacioni i shkarkuar të hapet për ta instaluar atë.
- Telefon me Android apo Apple iOS, duke hapur PLAY STORE/APP STORE dhe pastaj tek hapësira për kërkim (Search) të kërkohet aplikacioni “ZOOM Cloud Meetings”. Pasi të instalohet aplikacioni në telefonin tuaj, qasja në takim bëhet duke vendosur numrin identifikues të takimit: 821 3433 9711.
Kryetari i komunës fillimisht do të prezantojë sukseset, të arriturat dhe sfidat në pika të shkurta dhe pjesa tjetër e debatit do të jetë diskutim me qytetarët.
Organizimi i takimit “online” mbështetet nga projekti DEMOS në Prishtinë.
Datë : 25.06.2020