Mbledhja e parë inauguruese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit mbahet më datë 9.12.2021.
Në këtë mbledhje do të bëhet betimi dhe do të nënshkruhen deklaratat solemne të marrjes së detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Gjilanit.
Po ashtu betimin para Kuvendit do ta bëjë edhe Kryetari i ri i Komunës, Alban Hyseni.
Ceremonia fillon në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit.
RENDI I PUNËS I MBLEDHJES INAUGURUESE TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË GJILANIT
Më 9.12. 2021, 10:00-11:15
10:00-10:15 | Arritja dhe nënshkrimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe pjesëmarrësve tjerë |
10:15-10:30 | Fjala mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të Kuvendit të Komunës
|
10:30-10:45 | Kryesimi i mbledhjes nga anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës
|
10:45-11:00
|
Fjala përshendetëse e Kryetarit të Komunës, z.Alban Hyseni |
11:00-11:15 | Fjala përshëndetëse nga MAPL |
11:15 |
Mbyllja e seancës |