Janë mbajtur zgjedhjet për Këshillin e Nxënësve në Komunën e Gjilanit, ku është zgjedhur edhe kryesia e re.

Nënkryetarja e komunës Leonora Morina Bunjaku, i përshëndeti nxënësit në emër të kryetarit Alban Hyseni, duke u premtuar mbështetje.

“Komuna e Gjilanit do të jetë në përkrahje të juaj, me qëllim që ju të keni një zë më të rëndësishëm në vendimarrje”, tha nënkryetarja e Gjilanit.

Drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu, u zotua se do të jenë të hapur në çdo kohë për përkrahjen e Këshillit të Nxënësve dhe se do të shpeshtojnë takimet.

Pas prezantimit të planeve të punës nga kandidatët për përfaqësues komunalë, Kuvendi i Anëtarëve zgjodhi Kryesinë e Nxënësve të Gjilanit, rrjedhimisht edhe përfaqësuesit në KNK.

Andi Jashari – kryetar
Altin Ukshini – nënkryetar

Drejtoria i Arsimit, falënderoi Kosovar Youth Council (KYC), Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC) dhe organizatën LENS që, në bashkëpunim me Unicef Kosovo Programme, janë duke zbatuar projektin “Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave dhe shoqërive gjithëpërfshirëse – YESS”.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.