Për nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Zyra për Barazi Gjinore, organizon këto aktivitete:
11:30 – Hapja e fushatës me moton: “Protestojmë, nuk festojmë”
Vendi: Para teatrit të Qytetit!
11:40 – Aktivitet: “Vendosja e këpucëve të kuqe në shkallët e teatrit” që simbolizon vrasjet e grave dhe vajzave ndër vite!
Fjalë rasti nga përfaqësues të Zyrës së Kryetarit, Zyrtarja për Barazi Gjinore dhe përfaqësues të OJQ – “Gruaja Hyjnore”
12:00 Ekspozitë në galerinë e qytetit me temë: “Roli i Gruas në Shoqëri” OJQ – “Gruaja Hyjnore”- mbështetur nga Rrjeti i Grave të Kosovës
17:00 – Ekspozitë Muza – organizuar dhe kuruar nga Arta Ramadani Jashari dhe Arbenita Kërqeli – Galeria e Qytetit.