Të nderuar qytetarë
Ju ftojmë për pjesëmarrje në takim publik për draft raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Planit Zhvillimor të Komunës së Gjilanit, të hartuar nga Instituti për Teknologji dhe Shkencë – INSI nga Prishtina, ndërsa bartëse është Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.
Kontribuoni me vërejtjet, komentet dhe sygjerimet e arsyeshme për pasurimin në përmbajtje të cilësisë së dokumentit.
Vendi: Salla e Kuvendit
Data: 24.10.2019
Ora: 14:00
Jeni të mirëseardhur!