Duke u bazuar në nenin 17 dhe në zbatim të nenit 18 të Statutit të Komunës së Gjilanit 01. nr. 016-126211 të datës 06.11.2014, në zbatim të nenit 4 të Rregullores për Transparencë në Komunë  dhe nenit 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 05/2013 për Transparencë në Komuna, njoftohen zyrtarët, qytetarët, shoqatat, grupet e interesit dhe bartësit e institucioneve të Komunës dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, se me datën 02.10.2018 në ora 14:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit ish ndërtesa e Gjykatës, do të mbahet:

                                                                                          DËGJIMI I DYTË PUBLIK

PROJEKT-RREGULLORJA PËR NDARJEN E TITUJVE TË NDERIT, ÇMIMEVE, MIRËNJOHJEVE DHE SHPËRBLIMEVE

Qëllimi i diskutimit publik është për të krijuar opinione pozitive për aktin në fjalë, të cilin pas zhvillimit të procedurave paraprake ligjore, duke përfshirë edhe dëgjimin publik me qytetarë dhe pjesëmarrës tjerë, do të procedohet në Komitetet përkatëse, Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin e Komunës për miratim.

Në dëgjim duhet të marrin pjesë zyrtarët, qytetarë dhe grupet e interesit (OJQ-ve etj) për të shprehur mendimet e tyre me interes të përgjithshëm.

Projekt-aktin mund ta merreni në Zyrën Ligjore dhe do të jetë e publikuar në  web faqen e Komunës: www.rks-gov.net/gjilan, ku mund ta shkarkoni.

 

Gjilan, 03 shtator 2018                                                                                                          Komuna e Gjilanit

Lutfi Haziri

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.