Duke u bazuar në nenin 17 dhe në zbatim të nenit 18 të Statutit të Komunës së Gjilanit 01. nr. 016-126211 të datës 06.11.2014, me ndryshimet dhe plotësimet 01. nr. 016-28448 të datës 22.03.2018 , në zbatim të nenit 4 të Rregullores për Transparencë në Komunë, Udhëzimin Administrativ nr. 04/2018 për Transparencë në Komuna, njoftohen zyrtarët, qytetarët, shoqatat, grupet e interesit dhe bartësit e institucioneve të komunës dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, se me datën 12.02.2020 në ora 14:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit ish ndërtesa e Gjykatës, do të mbahet:
DËGJIM PUBLIK PËR PLANIN KOMUNAL PËR RI INTEGRIMIN E QËNDRUESHËM TE PERSONAVE TË RIATDHESUAR 2019 – 2022
Qëllimi i diskutimit publik është për të krijuar opinione pozitive për aktin në fjalë, të cilën pas zhvillimit të procedurave paraprake ligjore duke përfshirë edhe këtë dëgjim publik me qytetarë dhe pjesëmarrës tjerë, do të procedohet në Komitetin përkatës, Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin e Komunës për miratim.
Në dëgjim ftohen të marrin pjesë zyrtarët, bizneset, qytetarë dhe grupeve e interesit (OJQ-të etj) për të shprehur mendimet e tyre në interes të përgjithshëm.
Projekt-Planin Komunal për Ri integrim mund t’a merreni në Zyrën për Komunitete dhe Kthim, dhe do të jetë e publikuar edhe në web faqen e komunës: www.rks-gov.net/gjilan
Gjilan, 29 janar 2020 Komuna e Gjilanit