N J O F T I M
Duke u bazuar në nenin 17 dhe në zbatim të Statutit të Komunës, me ndryshimet dhe plotësimet në statut 01. Nr.016/28448 të datës 22.03.2018, njoftohen zyrtarët, qytetarët, shoqatat, grupet e interesit, bartësit e institucioneve të Komunës dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës se më datën 08.03.2019 (e premte) në ora 14:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, do të mbahet:
Dëgjim Publik për projekt-rregulloren mbi themelimin dhe strukturimin e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Gjilan
Qëllimi i diskutimit publik për këtë projekt rregullore është për t’i marrë opinionet për Projekt-Rregulloren mbi Themelimin dhe Strukturimin e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Gjilan, para se e njëjta të kaloi për shqyrtim dhe miratim.
Pjesëmarrja e zyrtarëve, qytetarëve, grupeve të interesit, bartësve të interesit, institucioneve publike, arsimore në Komunë, anëtarëve të KK-së dhe të interesuarve të tjerë që mund të kontribuojë në Dëgjimin Publik, do të jenë me interes për të gjithë. Projekt-Rregullorja ne kopje fizike mund te merret në NjDNj dhe në Zyrën Ligjore.
Gjilan, më 20.02.2019 Komuna e Gjilanit